Influence
Robert Cialdini
Anglisht · 2021
1890 den
Po ngarkohet…
nga Hernan Diaz
FITUES I ÇMIMIT PULITZER PËR PROZË Ndër 100 librat më të mirë të shekullit 21 sipas New York Times Në listën e gjerë për Booker Një nga librat e preferuar të Barak Obamës për atë vit "Emocionuese. Isha e obsesionuar." Dua Lipa "Nuk kam lexuar kurrë diçka të tillë." Natalie Portman "Gjenialitet." The Observer Në Nju Jork në vitet njëzetë një financier i Uoll Stritit dhe gruaja e tij arrijnë një pasuri të jashtëzakonshme, dhe pastaj ajo vdes. Për këtë të gjithë janë dakord. Për gjithçka tjetër jo. Trust e tregon historinë katër herë, në katër dokumente që nuk përputhen. Një roman popullor për çiftin. Kujtimet e papërfunduara të vetë financierit, shkruar për ta korrigjuar atë roman. Shënimet e gruas së re që ai punësoi t'i shkruante ato kujtime. Dhe në fund diçka më afër së vërtetës, nga i vetmi njeri që askush nuk u kujtua ta pyeste. Çdo version është shkruar me një zë tjetër dhe secili e shkatërron heshturazi atë të mëparshmin. Ajo që në fillim duket si roman historik për paratë kthehet në diçka më të mprehtë. Një libër për atë se kush ka të drejtë ta tregojë historinë, versioni i kujt mbijeton, dhe si një grua mund të fshihet nga jeta e saj prej njerëzish të bindur se janë bujarë me të. Së shpejti edhe serial në HBO me Kate Winslet. Botim origjinal në gjuhën angleze. Kopertinë e butë, 416 faqe. Picador.